Ambasadorja holandeze: Mjaft me ndarje, bashkohuni për integrimet evropiane NULL NULL 03.11.2017 11:16 03.11.2017 11:16 Ambasadorja e Holandes në Kosovë, Gerrie Willems, ka ftuar partite politike të Kosovës që të bashkohen në Kuvend për të mirën e shtetit, për t`i kryer detyrat e tyre karshi integrimeve evropiane, njofton Klan Kosova. Ajo ka thënë në prani të shumë deputetëve nga pozita e opozita që t`i lënë anash inatet politike. Diplomatja holandeze njëherit i ka bërë thirrje edhe Qeverisë që t`i kryejë detyrat e saj shtetërore sa i përket këtij procesi. Këto komente ajo i bëri në tryezën “Procesi i integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, njofton Klan Kosova.