Teatri “Dodona” rihapet brenda pak ditësh NULL NULL 27.10.2017 13:08 27.10.2017 13:08 Drejtori i Kulturës i Komunës së Prishtinës, Besart Vllahinja, ka njoftuar se teatri “Dodona” do të rihapet brenda pak ditëve për vizitorë, transmeton Klan Kosova. Ai lajmin e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, ku bashkëngjiti edhe disa foto ku shfaqet renovimi që po i bëhet këtij teatri. “Këto janë ambientet e Teatrit Dodona, pak ditë para përfundimit të punimeve. Segmente të punimeve të realizuara janë prezantuar në foto: ulëset në sallë, foajeja dhe hapësirat e toaleteve. Gjithë ky proces, do të rezultojë me hapësira shumë miqësore, me standarte teknike dhe të përshtatshme për vizitorët dhe për stafin e “Dodonës””, shkruan Vllahinja. https://www.facebook.com/besart.vllahinja/posts/2030806797154931?pnref=story