Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjen seria e re për Hunter S. Thompson

NULL NULL
26.10.2017 14:24

MGM Television ka njoftuar që do ta prodhojë një seri televizive të bazuar në jetën e Hunter S. Thompson.

Shou do të quhet “Fear and Loathing”, sipas librit të tij të vitit 1971 “Fear and Loathing in Las Vegas: A Savage Journey to the Heart of the American Dream”.

Davey Holmes do ta shkruajë dhe zhvillojë serinë. Ai më parë ka punuar në “Get Shorty”, një adaptim i novelës komike të Elmore Leonard.

Presidenti i MGM Television Group, Mark Burnett, njoftoi në një deklaratë:

“Tek shikojmë në të ardhmen e MGM Television, është imperativ që të krijojmë raporte afatgjate me kreatorët që kanë sy për tregimet dinamike”.

lajme të ngjashme