TKK, vazhdon greva, ministria nuk lëshon pe (VIDEO) NULL NULL 24.10.2017 20:28 24.10.2017 20:28 Në Sindikatën e Teatrit Kombëtar po paralajmëron edhe masa tjera, përveç grevës në rrjetin social në facebook, nëse Ministria e Kulturës nuk do ia rrisë pagat aktorëve rezident të TKK-së. E në Ministrinë e Kulturës janë të gatshëm të dialogojnë me aktorët por sipas zyrtarëve të saj kërcënimet për bojkotim pune janë të papranuara. Ndryshe paga aktuale bruto e aktorëve është 437 euro dhe kërkesa e tyre është që kjo të ngritet në nivelin e pagës së profesorëve të Universitetit të Prishtinës. Kronikë nga Donika Gashi