Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Skica e Mona Lizës nudo” gjendet në Francë

NULL NULL
29.09.2017 12:20

Një vizatim me qymyr i vendosur në një koleksion arti për më shumë se 150 vjet mund të ketë qenë skica e Mona Lizës, thotë një ekspert i artit francez.

Portreti me qymyr i një gruaje lakuriq, të njohur si Monna Vanna, më parë i ishte atribuar vetëm studios së Leonardo da Vinçit.

Por ekspertët kanë gjetur gjurmë të mjaftueshme për të sygjeruar që artisti ka punuar në të dyja, transmeton Klan Kosova.

Pas testimeve në Muzeun e Luvrit në Paris, kuratorët besojnë se skica është “të paktën pjesërisht e punuar” nga Da Vinçi.

Piktura është mbajtur që nga viti 1862 në koleksionin e artit të Rilindjes në Muzeun Conde në Pallatin e Chantilly, në veri të kryeqytetit francez.

Leonardo da Vinçi (1452-1519) ishte një nga piktorët e mëdhenj të Rilindjes italiane dhe piktura e tij me ngjyra të vajit, Mona Liza (e njohur edhe si La Gioconda) mbetet një nga veprat më të njohura dhe më të çmuara të artit në botë.

lajme të ngjashme