Shkëlzen Doli performon në Tiranë NULL NULL 23.09.2017 22:26 23.09.2017 22:26 Rreth një orë më parë ka filluar koncerti i Shkëlzen Dolit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, njofton Klan Kosova. Violinisti shqiptar i Filarmonisë Vjenës, është duke bërë një performancë unike para të pranishmëve në shesh. Doli me projektin e tij “Albanian Soul” synon të bëjë promovimin më të madh të muzikës shqiptare jashtë kufijve. Pjesë e orkestrës janë edhe instrumentistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Vjena. klankosova.tv