Basha: Vettingu të nis nga Rama dhe ministrat e tij NULL NULL 19.09.2017 12:21 19.09.2017 12:21 Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për lidhje me krimin. Në këto rrethana, ka vlerësuar Basha, procesi i vettingut duhet të fillojë nga rangjet më të larta të shtetit. “Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vettingu duhet të nisë nga kryeministri, ministri i Brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat”, ka deklaruar Basha, i cili ka sjellë rastin e denoncuar nga një qytetar. “Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Çelën, me makinë të blinduar kanë goditur makinen e nëndrejtorit të policisë së Elbasanit. Kjo, pasi një pikë kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre”, thotë mesazhi që i është dërguar Bashës, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.