Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qaushi, shqiptarja e vetme që kandidon në veri (VIDEO)

NULL NULL
23.08.2017 21:55

Gonxhe Qaushi nga Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja kandidate shqiptare që synon postin e Kryetares së Komunsës së Mitrovicës Veriore, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, njofton Klan Kosova.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Qaushi tregoi njërën nga arsyet pse i hyri garës për të sfiduar kryetarin aktual Goran Rakiq si dhe kandidatin  nga iniciativa qytetare STP, Oliver Ivanoviq.

Qaushi tha se duhet unifikim i shqiptarëve për të marr një pozitë të mirë në komunën e banuar me shumicë serbe.

E nëse arrin të zgjedhet kryetare, kandidatja e vetme shqiptare tha se ka projekte të mëdha për t’iu kontribuar banorëve të kësaj ane.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi

lajme të ngjashme