Springsteen: Qëndrimi në Broadway do të jetë personal dhe intim NULL NULL 09.08.2017 22:21 09.08.2017 22:21 Legjenda e muzikës amerikane, Bruce Springsteen, e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Broadway, e që do të fillojë në tetor. Në një deklaratë, Springsteen tha se dëshiron që koncertet e tij të jenë “sa më intime dhe personale që të jetë e mundur”. “Zgjodha Broadway për këtë project sepse ka teatro të vjetra dhe të bukura, që dukeshin si vendndodhja e duhur për atë që kisha në mendje”, tha ai. “Në fakt, me një përjashtim ose dy, 960 ulëset në Walter Kerr Theatre është vendi me shumë gjasë më i vogël që kam luajtur në 40 vjetët e fundit”, përfundoi ai.