Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: Jam i nderuar që i prijë listës me 30 doktorë e mbi 40 magjistra

NULL NULL
31.05.2017 21:35

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se nominimi i tij ka qenë befasi e këndshme për elektoratin e LDK-së.

“Ndjehem shumë i nderuar me pritjen e jashtëzakonshme që po më bëhet mbarë Kosovës”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.

“Brezi i Republikës – siç ka thënë Rugova është rreshtuar kah kandidimi im”, ka shtuar ai.

E nominimi i tij nga LDK-ja, sipas Hoti është vendim i madh i partisë.

Më tej ka thënë se është i nderuar që i prinë një liste sikur ajo e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

“Është nder të jesh në listën e LDK-së, me 30 doktorë shkencash dhe 46 magjistra”.

“Është oferta më e mirë për qytetarët e Kosovës”, ka pohuar Hoti.

lajme të ngjashme