Njihuni me fëmijën ‘flutur’ NULL NULL 27.05.2017 18:00 27.05.2017 18:00 Lëkura e Jamie White, 11 muajsh, është kaq e brishtë sa edhe përkëdheljet nga e ëma i shkaktojnë plagë të thella, shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova. Jamie White, nga Staffordshire, lindi me epidermoliza bullosa( EB)- një gjendje e pashërueshme. Edhe kontakti më i vogël i shkakton lëndime në lëkurë ndaj prindërit detyrohen t’ia veshin të brendshmet mbrapsht. Nëna e tij, Katie detyrohet të shpenzojë deri në një orë e gjysmë çdo natë për t’ia lidhur plagët që ta mbrojtur nga ndonjë infeksion i mundshëm. Ndërsa që i jep fëmijës edhe morfinë- mënyrë kjo për ta ndihmuar fëmijën të kapërcejë dhimbjen nga të çarat.