Çka ha mbretëresha e Britanisë të Madhe në një ditë?! NULL NULL 23.05.2017 21:30 23.05.2017 21:30 Çdo dy javë Mbretëresha Elizabeth II takohet me kuzhinierët e familjes mbretërore për të vendosur atë se çka ajo do të hajë. Më poshtë, sipas ish kuzhinierëve të familjes mbretërore, është lista me çka ushqehet mbretëresha, e ju mund të ushqeheni si ajo. Mëngjesi: Mbretëresha ha një zakonisht një tas të thjeshtë me drithëra dhe fruta, apo vezë të fërguara me salmon të tymosur, shkruan theculturetrip. Dreka: Për drektë, lartmadhërisë së saj i pëlqejnë kërpudhat në tavë. Kjo në shijet e mbretëreshës shoqërohet me sandviç me peshk ton. Plotësimi? Feta të holla kastraveci dhe piper. Darka: Për darkë, mbretëreshës i pëlqen të hajë dicka nga skara të shoqëruar me perime. Pra, mish dhe perime. Ora e pijes: Mbretëresha pëlqen një xhin me një fetë limoni. Por, jo rrallë herë asaj i pëlqen një gotë verë ose shampanjë. Ëmbëlsira: Lartmadhëria e saj, Elizabeth II, e adhuron çokollatën. Çaji i pasdites është një çështje e përditshme, andaj shpeshherë e shoqëron atë me ndonjë tortë çokollate. Megjithatë, mbretëresha i shmanget çdo gjëje që përmban patate, oriz ose makarona në të, transmeton Klan Kosova.