Edhe një legjendë roku në Piratët e Karaibeve NULL NULL 14.05.2017 16:28 14.05.2017 16:28 Ish-anëtari i grupit legjendar The Beatles, Paul McCartney, debutoi me personazhin e tij në filmin e ardhshëm Pirates of Caribbean: Dead Men Tell No Tales. Në një fotografi promocionale, Paul McCartney shihet i veshur në rroba piratësh, përcjellë Klan Kosova. McCartney me pjesëmarrjen në këtë film, i është bashkangjitur rokerit tjetër legjendar, Keith Richards, i cili ka luajtur rolin e babait të personazhit të Johnny Depp, kapitenin Teague. Përflitet se McCartney do ta luajë rolin e një roje burgu, por McCartney nuk ka konfirmuar asgjë. View this post on Instagram #PiratesLife #PaulMcCartney ☠️ A post shared by Paul McCartney (@paulmccartney) on May 13, 2017 at 11:18am PDT