Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nis marshi protestues në Mitrovicë me moton “Stop vrasjeve ne jemi me Ermalin”

NULL NULL
07.05.2017 13:16

Në Mitrovicë, ka nisur marshi protestues me moton “Stop vrasjeve ne jemi me Ermalin” që ka për qëllim dënimin dhe ndalimin e dhunës që u ushtrua me rastin e vrasjes së Ermal Kamberajt.

Përveç numrit të madh të qytetarëve që po marrin pjesë në këtë protestë, i pranishëm është edhe Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, njofton Klan Kosova.

Kjo protestë po mbahet pasi të premten në mbrëmje u vra me tre plumba Ermal Kamberaj, 24-vjeçar, në një prej kafiterive të këtij qyteti.

Identiteti i dorasit tashmë është bërë i ditur, por ai vazhdon të jetë në arrati.

Nuk dihen ende motivet që quan deri në këtë akt barbar, por organet kompetente janë duke e hetuar rastin.

Ermalit, dje iu dha lamtumira e fundit. Ai u varros në varrezat e Shipolit.

lajme të ngjashme