Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të rinjtë e Kosovës fitues në Festivalin Evropian

NULL NULL
04.05.2017 00:00

Orkestra e të rinjve të Kosovës është shpërblyer në festivalin “European Music Festival” në Belgjikë.

Dirigjenti Hajrullah Syla ka treguar se Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në këtë festival ku edhe është shpërblyer me çmim të dytë.

“U shpërblyem me çmimin e dytë, në kategorinë E ku në këtë kategori ka pasur orkestra harkore dhe në sistemin A2”.

“Ishte çmim i mirëseardhur, është hera e parë që Kosova merr pjesë, është ndjenjë e mirë të shpërblehesh”.

Ai në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka treguar se Orkestra e të rinjve të Kosovës ka pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe pjësmarrës nga Tetova dhe Struga.

Syla ka thënë se pritja që iu është bërë nga shqiptarët në Belgjikë ka qenë madhështore, por se iu ka munguar përkrahja institucionale.

“Pritja ishte madhështore, nuk di si të flasë për atë pritje, ishte një pritje shumë e mirë, në çdo cep të qytetit valëvitej flamuri i Kosovës”.

“Përkrahja fatkeqësisht ka qenë e vogël, duke e pasur parasysh që ne e kemi përfaqësuar shtetitn e kemi marrë pak nga shteti. Nuk kemi pasur përkrahje nga Ambasada e Kosovës në Belgjikë, ata nuk kanë qenë as prezent në festival”.

Dirigjenti Syla ka thënë se ata kanë nevojë për hapësirë në mënyrë që të ushtrojnë.

“Ne punojmë vetëm kur kemi projekte, fillojmë me oprova dhe përfundojmë pasi të përfundojnë provat për shkak të mungesës së hapësirës”.

Ai ka treguar poashtu se kanë marrë ftesa edhe për festivale të tjera, në Austri dhe në Bosnje për të qenë pjesëmarrës në festivale për të rinj.

lajme të ngjashme