Mbushjet e Valës shiten edhe nga postierët NULL NULL 05.05.2015 14:27 05.05.2015 14:27 Vala në bashkëpunim me Postën e Kosovës ka lansuar produktin më të ri. Tash e tutje mbushjet e Valës shiten edhe nga postierët. Kompania e telefonisë mobile Vala ka lansuar edhe një produkt tjetër. Tash konsumatorët e Valës mund të furnizohen me mbushje elektronike edhe nga postierët e Postës së Kosovës. Janë 300 postierë të postës të cilët do të jenë të disponueshëm për konsumatorët e Valës. Marrëveshja për këtë shërbim të ri që ofrohet për herë të parë në Kosovës është nënshkruar të martën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day