Priten lajme të mira për vizat NULL NULL 05.05.2015 12:16 05.05.2015 12:16 Ministri i Integrimeve Evropiane , Bekim Çollaku, gjatë një ligjërate të mbajtur sot para studenteve të Fakultetit Filozofik të Universitet të Prishtinës është shprehur optimist se Kosova, brenda vitit do të ketë lajme të mira lidhur me udhëtimin pa viza në Evropë. Ministri i Integrimeve Evropiane , Bekim Çollaku, gjatë një ligjërate të mbajtur sot para studenteve të Fakultetit Filozofik të Universitet të Prishtinës ka folur për procesin e liberalizimit të vizave. Me këtë rast, ai , është shprehur optimist se Kosova, brenda vitit do të ketë lajme të mira lidhur me udhëtimin pa viza në Evropë. Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjen e studentëve lidhur me dekleratat e përfaqesuesit të BE-së , në Prishtinë, Samuel Zhbogarit, ë cili tha se në Kosovë ka krim të organizuar dhe korrupsion, ai tha se asnjë shtet i rajonit nuk është më mirë se Kosova, sa I përket luftimit të këtyre dukurive, duke shtuar se këto fenomene nuk duhet të jenë pengesë për liberalizimin e vizave duke thënë se institucionet perkatese po e bëjnë punën e duhur. Në fund, ministri i Integrimeve, tërhoqi vërejtjen se kur të ndodh liberalizimi i vizave kosovarët nuk duhet ta keqëpërdorin atë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day