Prishtina lë në të shkuarën reduktimet e ujit (VIDEO) NULL NULL 17.03.2017 22:27 17.03.2017 22:27 Udhëheqësit e instituciononeve qendrore e lokale i bashkoi të premtën inaugurimi i fabrikës së re të ujit në fshatin Shkabaj pak kilometra në veri të kryeqytetit. Me ndërtimin e kësaj fabrike Prishtina do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerë. Se është i lumtur që më në fund po zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijes, e pranoi edhe vetë kryetar i Prishtinës. E shefi i qeverisë, Isa Mustafa, u shfaq i kënaqur që u krye puna e nisur nga ai si kryetar i Prishtinës. Ndonëse vendorët ishin të parët që thanë fjalët e tyre për fabrikën, për ndërtimin e saj meritat më të mëdha u takojnë ndërkombëtarëve. Prej 35 milionë eurove sa ka kushtuar projekti, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” 20 milionë i ka marrë kredi nga banka gjermane e zhvillimit. Kronikë e Mejreme Gashit.