100 tituj më shumë për 10 shkolla të Prishtinës NULL NULL 05.05.2015 11:51 05.05.2015 11:51 Komuna e Prishtinës ka filluar një projekt për pajisjen e shkollave me tituj të ri të lektyrave. Fillimisht do të përfitojnë 10 shkolla të kësaj komune. Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës, do të pajisë 10 shkolla të komunës me nga 100 tituj të rinj të lektyrave të ndryshe, që lexohen nga nxënësit. Projekt ky i ndërmarrë për të frymëzuar nxënësit që të lexojnë e shkruajnë më shumë, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës. “Një ndër synimet kryesore është që të shtohet interesimi i nxënësve për leximin dhe t’i pajisim shkollat me libra, respektivisht me tituj të ri’, tha drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci, në një takim me drejtorët e shkollave të Prishtinës Ky projekt i komunës pritet të shtrihet edhe në shkolla tjera në Prishtinë./KlanKosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day