Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kroos, mbret i Champions

NULL NULL
05.05.2015 11:54
Saktësia e Kroos nuk mund të shpjegohet me asgjë tjetër, përveç me mentalitetin gjerman.

Është lojtari që më shumë herë ka prekur, kontrolluar dhe shpërndarë topin në Champions League këtë sezon.

Toni Kroos, ka kompletuar 699 nga 736 pasimet që ka bërë, rrjedhimisht gjermani ka qenë i saktë në 95% të rasteve. Këtë statistikë e bën edhe më madhështor fakti që Kroos ka luajtur në të gjitha ndeshjet këtë sezon në Champions League.

Gjermani ka lënë prapa Chiellinin e Juventus me 666 pasime të sakta nga 727 të bëra dhe Xabi Alonson që ka kompletuar 650 nga 700 pasime , të dy më të paskatë me më pak ndeshje të luajtura.

Dirixhenti i mbretërve është lojtar i ndeshjeve të mëdha, pasi presioni i tyre nuk ka aspak ndikim tek ai.

“Unë nuk e lejoj veten të ndikohem nga presioni i tyre” – tha Kroos.

Që prej Kupës së Botës, gjermani ka luajtur në nivelet më të larta, duke i dhënë Real Madridit sigurinë e mesfushës, sidomos në mbrojtje, që është përkthyer në sulme më totale, çka i ka kthyer mbretërit në makineri golash. Statistikat nuk gënjejnë, Kroos mund të përsërisë performancës e vitit të kaluar, kur për nga statistikat ishte më i miri në Kupën e Botës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme