Ministrja franceze: Mos hani Nutellë NULL NULL 17.06.2015 19:00 17.06.2015 19:00 Kohën e fundit për të gjithë adhuruesit e Nutellës, është paralajmruar se ky produkt i çokolladës do të shtrenjtohet. Kjo sepse çmimi i lajthive është rritur për 65.5% gjatë vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova. Por, të martën ministrja e ambientit në Francë, dëshiron që francezët të fillojnë të mësohen të jetojnë pa Nutellë. Nutella në Francë është pjesë e pothuajse çdo kuzhine, por sipas ministres, Segolene Royal, ky produkt i çokolladës është duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Sipas saj, një nga përbërësit e Nutellës që është vaji i palmës, është duke shkaktuar shpyllëzim. “Ne duhet që të rimbjellim prapë një numër të madh të pemëve, sepse me këtë shpyllëzim masiv po i ndihmojmë planetin që të shkojë drejt ngrohjes globale”. “Ne duhet ta ndalojmë konsumimin e Nutellës sepse ajo është e përbërë nga vaji i palmës”, është shprehur Royal.