Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haki Imeri nderohet me urdhrin Hero i Kosovës

NULL NULL
18.01.2017 15:22

Presidenti Hashim Thaçi, e ka nderuar Haki Imerin, ish-aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me urdhrin Hero i Kosovës.

Thaçi më herët gjatë ditës ka bërë edhe homazhe tek varri i Imerit, në Turiqec të Skënderajt, njofton Klan Kosova.

Pas homazheve, Presidenti ka marrë pjesë edhe në një akademi përkujtimore kushtuar ish-aktivistit Imeri, që është mbajtur në shkollën e këtij fshati, njofton Klan Kosova.

Imeri ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, në rrethana të pasqaruara dhe për këtë çështja familja e tij e kishin akuzuar disa herë Thaçin, se ai ishte i informuar se kush e ka vrarë familjarin e tyre.

Por sot vëllau i tij Imer Imeri, ka thënë se është i bindur se Thaçi nuk di asgjë rreth vrasjes së ish-aktivistit të LDK-së.

“Jam i bindur se Hashim Thaçi nuk është në dijeni se kush e ka vrarë vëllaun tim, pasi gjatë një komunikimi më të, ai është i shprehur i gatshëm se edhe në forma kanunore të zotohet se nuk di gjë për vrasjen e Haki Imerit”.

Këto komente Imeri i ka bërë në akademinë përkujtimore që është mbajtur nën patornatin e Presidentit Hashim Thaçi.

Vëllua i Haki Imerit kanë thënë se presin që këtë çështje ta zgjidh Gjykata Speciale.

klankosova.tv

lajme të ngjashme