Eliza Dushku lanson dokumentarin për Shqipërinë NULL NULL 18.01.2017 10:50 18.01.2017 10:50 Aktorja e njohur me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku ka lansuar dokumentarin e saj për Shqipërinë. Vetë aktorja ka shkruar në profilin e saj në Facebook duke bërë të ditur këtë lajm. “Ky shtet i vogël, me zemër të madhe ka kaluar dekada të tëra i izoluar nën komunizëm. Ne jemi shumë të emocionuar që kemi arritur që me dokumentarin tonë të eksplorojmë kulturën e jashtëzakonshme, historinë, dhe kohët moderne të shqiptarëve”, ka shkruar Dushku, transmeton Klan Kosova. Poshtë përshkrimit, aktorja ka postuar edhe një fotografi ku shihet e veshur me të kuqe derisa me duar bën formën e shqiponjës. Ky dokumentar që mban emrin “Dear Albania” është xhiruar kohë më parë në Shqipëri.