Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ky fis nuk është kontaktuar kurrë me civilizimin, jeton si në kohën e Neolitit (FOTO)

NULL NULL
31.12.2016 15:30

Nga disa fotografi të realizuara prej helikopterit është zbuluar një fis në një pyll në Brazil të cilët jetojnë të pacivilizuar dhe sikur në kohën e neolitit.

Fotografitë janë realizuar nga fotografi brazilian, Ricardo Stucker, dhe shihen një fis që jeton në izolim të plot në thellësitë e xhunglës së Amazonit.

National Geographic ka fituar të drejtën që për herë të parë t’i publikojë të gjithë sesionin e fotografive të realizuara nga Stuckert.

“U ndjeva sikur isha një piktor i shekullit të kaluar. Kur e mendon që jemi në shekullin XXI dhe ka ende njerëz të cilët nuk kanë kontakt me civilizimin dhe jetojnë sikur në paraardhësit e tyre para 20 mijë viteve – është një emocion i fuqishëm”, ka thënë Stuckert.

Fotografitë e realizuara kaq afër nga ky fotograf janë realizuar afër kufirit të Brazilit me Peru, shfaqin detaje të reja për këtë fis të cilët ka disa vite që nuk janë parë nga ekspertët të cilët janë interesuar t’i shohin.

Ky fis ndërron lokacionet pothuajse çdo katër vjet.

Disa anëtar të këtij fisit kur kanë vërejtur helikopterin kanë hedhur shtiza dhe zjarr në drejtim të tyre.

“Ky është mesazhi i tyre. Ata sikur po na thonë na lini të qetë”.

Për arsye që ende nuk kanë bërë një kontakt të drejtpërdrejt dhe paqësor me botën e civilizuar, emri i këtij fisi është i panjohur.

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-1

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-2

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-4

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-9

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-3

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-6

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-11

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-8

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-5

uncontacted-tribe-amazon-photography-ricardo-stuckert-14

lajme të ngjashme