Çfarë mund të ndiqni sot në Klan Kosova? (VIDEO) NULL NULL 31.12.2016 10:06 31.12.2016 10:06 Sonte është nata më e rëndësishme e vitit, e ne në Klan Kosova kemi punuar gjatë që këtë natë për juve ta bëjmë sa më të paharrueshme. Në Klan Kosova, qysh në mëngjes në ora 08:00 keni pasur mundësi të ndjeni festën me Orën 7. Pasdite do të keni shumë çfarë të shihni me Ju Flet Prishtina, ku kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të jetë i ftuar në debat. Por, ju do të mund të shihni shumë politikanë të cilët do e “ndërrojnë profesionin”. Më pas në emisionin Ora e Pasditës do të mund të ndiqni kujtimet dhe momente të shumta të vitit 2016. Gjatë pasdites festive do të mund të shikoni ngjarjet kryesore në fushën e artit që shënuan vitin 2016, por natyrisht që nuk do të mungojë edhe muzika. Vitin 2017 do mund ta prisni me Nd’rrimin e Natës. Artistët më të mirë do ju kthejnë në kohë me hitet e tyre të viteve të viteve 2000.