Nga Aleppo e bombarduar në Paris – historia e sapunxhiut sirian NULL NULL 30.12.2016 17:09 30.12.2016 17:09 Një sapunxhi nga Aleppo i shpëtoi luftës dhe arriti ta dërgojë recetën e tij për përgatitjen e sapunit deri në Francë. Një fabrikë e sapunit që gjendet në Santeny në juglindje të Parisit e vazhdoi traditën e lashtë të prodhimit të produktit që konsiderohej më i famshmi në qytetin sirian të Aleppos. Shkencëtari Hassan Harastani ishte duke punuar në një fabrikë në Aleppo, por u largua nga ky qytet në vitin 2012 për shkak të luftës, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova. Ai së pari u strehua në Liban, kurse në shtator të vitit 2014 shkoi në Francë duke marrë me vete edhe recetën sekrete. Në Santeny, ai shkoi me idenë për të krijuar një laborator për përgatitjen e sapunëve dhe ia arriti qëllimit. Ai tha për Reuters se sot prodhon produkte që janë 100 për qind natyrore – të pa ngjyrosura, e pa aroma kimike. Krijuesi i sapunit u ftua në Francë nga mjeku franko-sirian Samir Constantini, që tashmë kishte importuar sapun nga fabrika siriane ku Harastani punonte dikur. Constantini provoi ta shiste produktin e Aleppos derë më derë dhe nëpër barnatore për 15 vjet radhazi por nuk hasi në kërkesa të mëdha për të. Sot, sapunët e Sirisë shiten në një dyqan në Angers që ndodhet në Francën perëndimore, barnatore, dyqane organike si dhe në internet. Sapuni i quajtur Alepia dhe dy marka të tjera kanë arritur që të kapin vlerën e shitjes në 2.7 milionë euro gjatë vitit 2015.