Rakiq: Nëse Prishtina dhe Brukseli nuk e bëjnë, ne do ta formojmë Asociacionin NULL NULL 27.12.2016 14:37 27.12.2016 14:37 Nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë dhe rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave serbe atëherë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, vet do ta formojnë AKS-në. Kështu ka deklaruar sot kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Ai në një deklaratë për “Tanjug” tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë në lidhje me këtë çështje e kanë informuar edhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e djeshëm në Beograd, transmeton Klan Kosova. Raportohet se nga Vuçiq në këtë takim është kërkuar mbështetje për realizimin e këtyre qëllimeve, veçanërisht pasi formimi e Asociacionit.