Kështu do ta mbani mend 2016-ën NULL NULL 31.12.2016 23:00 31.12.2016 23:00 “Corriere Della Sera” ka krijuar një galeri me foto nga viti që po lëmë pas, duke e titulluar “2016-ta në foto”. Disa nga fotot tregojnë për ngjarjet më të rëndësishme të vitit, ndërsa të tjera janë zgjedhur nga skena prekëse. Një koleksion fotosh të rëndësishme e të fuqishme, nga rikthimi i terrorizmi që goditi Europën gjatë këtij viti, masakra e Brukselit, rënia e qeverisë “Renzi”, si dhe vdekja e Fidel Castro-s. 10 janar – Ndahet nga jeta David Bowie. Një grua duke vendosur lule në nder të tij në Brixton të Londrës. 12 janar – Një shall i Bayern Munchen në kangjellat përreth Obeliskut Teodosit, në sheshin Sultanahmet, në Stamboll, ku një nga një sulm kamikaz u vranë 10 persona, mes tyre edhe 8 turistë gjermanë. 19 janar – Një grua me fëmijët e saj në një shtëpi të dëmtuar nga operacionet turke kundër rebelëve separatistë kurdë të PKK-së në Silopi. 23 shkurt – Funerali i Umberto Eco-s në Castello Sforzesco. Filozof dhe shkrimtar italian vdiq në Milano më 19 shkurt në moshën 84 vjeçare. 14 mars – Rrënojat e Palmirës në Siri pas shkatërrimit nga militantët e ISIS. 18 mars – Abdeslam Salah u arrestua në Molenbeek të Brukselit. Terroristi me origjinë marokene është një nga anëtarët e sulmeve të Parisit të 13 nëntorit 2015. 20 mars – Aksidenti i tmerrshëm në i autobusit në Tarragona të Spanjës, ku humbën jetën 13 studentë. 21 mars – Barack Obama gjatë vizitës së tij në Kubë, e para zyrtare një presidenti amerikan që prej vitit 1928. 22 mars – Dy të plagosura nga sulmi në aeroportin e Zaventem në Bruksel, ku vdiqën 32 persona. 23 mars – Barack Obama vallëzon një tango gjatë vizitës në Argjentinë. 20 prill – Mbretëresha Elizabeth II me nipërit e saj. 21 prill – Gjatë homazheve për vdekjen e Prince. 22 prill – Barack Obama, Prince William, dhe Prince George, 2 vjeç, në Kensington Palace, Londër. 1 maj – Leicester bën historinë në Angi, shpallet kampion. 10 maj – Një moment i festimit në Penian për mbylljen e kongresit të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, i pari në 36 vjet. 4 qershor – Ndahet nga jeta boksieri Muhammad Ali. 12 qershor – Homazhet pas sulmit në një lokal për homoseksualë, ku humbën jetën 49 persona. 23 qershor – Davic Cameron jep dorëheqjen pasi Britania votoi për daljen nga BE. 28 qershor – Dy gra në aeroportin e Stambollit ku u vranë 41 persona e më shumë se 239 u plagosën. 2 korrik – Gjatë paradës së homoseksualëve në Madrid. 10 korrik – Portugalia shpallet kampione në futboll e Europës me gol të Eder në finalen ndaj Francës. 23 korrik – 23 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Puglia të Italisë. 13 korrik – Mbretëresha Elizabeth II, me Theresa May, kryeministren e re të Britanisë. 16 korrik – Tentativë për grusht shteti në Turqi, ushtarët duke u rrahur nga civilët në urën e Bosforit. 18 korrik – Mijëra njerëz në homazhet për viktimat e masakrës së Nices në Francë, ku humbën jetën 84 persona dhe më shumë se 300 u plagosën. 6 gusht – Stadiumi Maracana në Rio në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. 24 gusht – Amatrice ne Itali goditet nga një tërmet i fuqishëm, ku humbën jetën 299 persona. 17 shtator – Edicioni i 183 i October Fest. 5 tetor – Trupat e disa emigrantëve të mbytur në ujërat pranë brigjeve të Libisë. 8 nëntor – Donald Trump, gruaja e tij Melania dhe djali Barron, përshëndesin përkrahësit pas fitores në zgjedhjet presidenciale. 17 nëntor – Nico Rosberg shpallët kampion në Formula 1. Titulli i parë për të, që u shoqërua më pas edhe largimin nga F1. 4 dhjetor – Matteo Renzi njofton dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Italisë menjëherë pas daljes së rezultatit të referendumit për ndryshimet kushtetuese. 19 dhjetor – Vritet ambasadori rus në Turqi. 19 dhjetor – Kamioni futet mes turmës së njerëzve në një treg në Berlin, 12 të vdekur.