Si mund t’i përdorni shishet bosh të alkoolit NULL NULL 21.12.2016 19:30 21.12.2016 19:30 Sigurisht që gjëja më e lehtë që bëjmë të gjithë, është të flakim gjithë ç’na duket e tepërt në shtëpi, me të mbaruar punë. Shishet e alkoolit, këto ditë festash, me siguri që nuk kanë qenë të pakta nëpër shtëpi. Deri mbrëmë të paktën, nuk kanë mbaruar drekat e darkat kështu që sa t’i lini në një cep të ballkonit e të prisni sa të thyehn, më mirë, merrini e shfrytëzojini. Është më e lehtë të pish ç’ka në to se sa të bësh rregullime por, edhe rregullimi nuk është i komplikuar. Mjaftojnë dy bojëra për t’i shndërruar në një objekt të dobishëm. Ndonjëherë, mjafton edhe vetëm t’i lani.