Theret me thikë kampionia e dyfishtë në tenis NULL NULL 20.12.2016 17:52 20.12.2016 17:52 Kampionia e dyfishtë në Wimbeldon, Petra Kvitova ka thënë që është me fat që është e gjallë pas një sulmi potencialisht të dëmshëm për karrierën e saj, i cili ndodhi në shtëpinë e saj ditën e martë, transmeton Klan Kosova. Kvitova, 26 vjeçare, është trajtuar për disa plagë në katër gishtërinjtë në dorën e saj të majtë. Incidenti, i cili është përshkruar si vjedhje, ka ndodhur në Prostejov, në Republikën Ceke. Sipas publicistit të saj, sulmi ishte i rëndomtë nuk ishte i qëllimshëm ndaj Kvitova.