5 fjali që mund të sinjalizojnë mashtrimin NULL NULL 17.12.2016 23:30 17.12.2016 23:30 relationship difficulties Përgjigjet e zakonshme që nuk duhet të injorohen… Të zbuloni mashtrimin në mënyrë verbale mbetet një detyrë mjaft e vështirë. Metoda më e mirë për të parashikuar mashtrimin krahasohet me atë se sa një person tregon të vërtetën. Disa deklarata të caktuara mund të tregojnë një probalitet më të lartë të mashtrimit, por nuk ka asnjë sugjerim verbal që me saktësi parashikon mashtrimin. Megjithatë, disa fjalë mund të sinjalizojë ndonjë shprehje se ka gjasa të ndodhë ndonjë mashtrim. Nëse biseda është e rëndësishme, duke e njohur potencialin mashtrues, kjo mund të sigurojë një avantazh të veçantë, në interaksionet sociale apo biznesi. Pesë deklaratat e mëposhtme sinjalizojnë se bëhet fjalë për mashtrim: “Kjo ka të bëjë me të” Fjala “ka të bëjë” është një fjalë kualifikuese që tregon se folësi ka më shumë për të thënë, por që nuk dëshiron ta elaborojë më shumë. Kjo fjalë nënkupton se folësi dëshiron t’i bie sa më shkurt gjithë historisë. Njerëzit që flasin të vërtetën përdorin të gjitha faktet, pa frikën e pasojave ligjore apo sociale. Një person mashtrues nuk e tregon historinë e plotë, sepse ka diçka që nuk duan t’ua zbulojnë. “Nuk mund ta vërtetosh këtë” Fjala “të vërtetosh” tregon se ekzistojnë fakte për të verifikuar ndonjë supozim apo akuzë të shtruar, por që folësi nuk arrin të zbulojë provat e fshehura. Njerëzit e ndershëm nuk mendojnë për aspektin e vërtetësisë, ata e dinë se nuk ka ndonjë evidencë sepse e dinë saktë se nuk kanë bërë asgjë për atë që folësi mund t’i ketë akuzuar. Ndërsa njerëzit mashtrues e dinë se ka fakte rreth mashtrimit të tyre, por që folësi nuk ka zbuluar ende prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzën e tillë “Pse duhet ta bëj këtë” T’i përgjigjesh një pyetje me një fjali pyetëse, është një sinjal i qartë për mundësi mashtrimi. Njerëzit e ndershëm bëjnë mohime të drejtpërdrejta. Ata zakonisht përgjigjen: “Unë nuk e kam bërë këtë”. Njerëzit mashtrues janë të paqartë dhe kur ata kapen në befasi, atyre iu duhet pak kohë shtesë për të menduar rreth një përgjigje të besueshme. “A je duke më akuzuar mua” Edhe kjo fjali është një metodë vetë-mbrojtëse, një lloj para-përgatitje për ta mbrojtur veten. Fjalët “Si guxon të më akuzosh”? është një lloj justifikimi për të mbrojtur veten. “Nuk mbaj mend se unë e kam bërë këtë” Njerëzit mashtrues shpesh pohojnë se nuk mbajnë mend si një mënyrë për të mbuluar të vërtetën. Kjo lloj mbrojtje përcakton dy kurthe për njerëzit hipokritë: Së pari, në mënyrë që mos të mbani mend asgjë, kjo tregon se ju veçmë e keni të ruajtur në kujtesë këtë informacion por që nuk doni ta zbuloni. Njerëzit e ndershëm thjeshtë thonë se nuk e dinë e nuk flasin për kujtesën. Së dyti, kurthi është i ngjashëm. Një person nuk mund të thotë “Nuk më kujtohet ta kem bërë këtë”, përveç faktit nëse ai apo ajo në fakt e ka bërë këtë. Kjo fjali tregon se personi në fjalë ka diçka që e kujton por që i ikë temës. Çelësi për të zbuluar ndonjë lloj mashtrimi është të dëgjoni me kujdes se çfarë ju thotë bashkëbiseduesi, shkruan femra.net. Fjalët nuk dalin thjeshtë nga goja e njerëzve. Ato kanë një kuptim dhe përfaqësojnë drejtpërdrejtë atë që një person është duke menduar.