Si të zgjoheni nga gjumi me flokë perfekte? NULL NULL 16.12.2016 19:00 16.12.2016 19:00 Shpesh ju ndodhë që të zgjoheni nga gjumi, për të shkuar në shkollë apo në punë dhe flokët i keni si mos më keq. Dhe nëse mendoni se për këtë s’mund të bëni gjë, epo e keni gabim. Ka disa rregulla edhe në këtë punë. Së pari ju nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagura, për shkak se në këtë mënyrë flokët tuaja marrin formë të keqe shumë lehtë. Nëse e përdorni tharësen e flokëve, gjithmonë përdoreni ajrin e ftohtë dhe kurrë mos i thani flokët të tëra me tharëse. Lini ato të thahen edhe vetë. Një tjetër mënyrë shumë e lehtë për të pasur flokë në formë perfekte të nesërmen, është t’i lidhin ato në gërshetë para se të flini. Mendoni po ashtu të investoni në jastëk të mëndafshtë.