Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jeni larg shtëpisë? Ja kur e ndjeni më së shumti mungesën e nënës

NULL NULL
10.12.2016 18:57
Affectionate mother and daughter in kitchen

Kur largoheni nga shtëpia juaj, me kalimin e kohës ndjeni nostalgji dhe mungesë për shumë gjëra, madje edhe për jetesën që keni bërë dikur, shkruan blitz.al. Më së shumti ju mungon nëna, për të gjithë ajo është një person shumë i rëndësishëm, madje cilësohet edhe si heroinë.

Kur jetoni vetëm ju e kuptoni se sa shumë ju mungon nëna juaj dhe gjërat që bën ajo për ju.

Më poshtë do të gjeni disa prej gjërave për të cilat mendoni: “Sikur të isha te mami!”.

Gatimin e nënës suaj nuk mund ta zëvendësojë askush.

Përqafimet e saj edhe pa arsye.

Këshillat e domosdoshme.

Largimin nga realiteti që mund ta mundësojë vetëm ajo.

Shoqëria e saj dhe thashethemet që mund të bëni.

Trajtimi, përkujdesja dhe përkrahja.

Ta mërzisni dhe të mërziteni bashkë me të.

Historitë e fëmijërisë që nuk mund të përsëriten më.

Emri i shkurtër ose me përkëdheli që të thërret vetëm ajo.

Lidhja dhe dashuria e ngushtë që ekziston vetëm në raportin nënë-fëmijë.

lajme të ngjashme