Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon bashkëpunimi KMDLNj – Inspektorat Policor

NULL NULL
07.12.2016 14:15

Këshillin për Mbrojtjen e t të Lirive e të Drejtave të Njeriut në Prishtinë , e   vizituan Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor, z. Hilmi Mehmeti   me bashkëpunëtorë për të biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit i cili deri me tani ka qenë i suksesshëm.

Drejtues të këtij këshilli i urun kryeshefit detyrën e re dhe prezantuan bashkëpunimin mjaft të mirë që kanë pasur deri mëtani me këtë Institucion.

Në këtë takim gjithashtu, KMDLNj prezentoi  punën që bënë në monitorimin e stacioneve policore dhe qendrave të mbajtjes që hynë në competence të Inspektoratit në rast se identifikohen shkelje të drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policorë.

“KMDLNj është i informuar për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Inspektorati prandaj ka rekomanduar Ministrinë për Punë të Brendshme dhe ministrin Hyseni të bëjë zgjidhje në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë gjatë parashtrimit të ankesave”

” Në këtë kontekst  KMDLNj edhe më parë në reagime publike por edhe në takime me zyrtarë kompetentë ka kërkuar  të ndahet një lokacion i përshtatshëm për Inspektoratin Policor, i cili do të lehtësonte qasjen e qytetarëve për ankesë por edhe për punën e vet stafit. KMDLNj vlerësoi lartë punën e këtij institucioni dhe shprehu gatishmërinë që të njejtin bashkëpunim ta vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në një njoftim për media, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme