Gjërat që nuk duhet të bëni kurrë pas seksit NULL NULL 04.12.2016 14:00 04.12.2016 14:00 568519551 Të gjithë duken se kanë një rutinë përpara apo pas intimitetit me partnerin dhe në një mënyrë apo në një tjetër njerëzit bëjnë gjëra të caktuara . Duke mos ju kushtëzuar në dëshirat tuaja, më poshtë kemi vetëm gjërat që janë të ndaluara rreptësisht pas marrëdhënieve seksuale. Mos u pastroni me letra të lagura Nëse jeni të ndjeshëm ndaj kimikateve si alkooli, glicerinë, aromat apo vajra të caktuar, përdorimi i letrave të lagura pas marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë iritim. E mira është të pastroheni me ujë të rrjedhshëm. Nuk duhet të flini me të brendshme prej dandelle, najloni e materiale të tilla Pasi keni kryer marrëdhënie seksuale e pasi të jeni larë bëni mirë të vishni mbathje pambuku . Pas seksit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni vaginal. Mos provoni të laheni në pishina publike, apo xhakuzi. Në përgjigje të stimulimit seksual që vjen nga presioni i xhakuzit, shanset për t’u infektuar rriten. Lëkura dhe organi juaj femëror është i ekspozuar ndaj baktereve. Mos harroni të urinoni Gjatë një marrëdhënieje seksuale, bakteret mund të shtyhen drejt fshikëz tuaj. Menjëherë pas një raporti intim duhet të siguroheni që jut ë “vetpastroheni” nëpërmjet urinimit.