Kontrata milionëshe e Mariah Carey NULL NULL 12.06.2015 19:00 12.06.2015 19:00 Këngëtarja Mariah Carey, ka nënshkruar një kontratë shtatë shifrore për të qenë fytyra e re e reklamës se lojës së telefonave të mençur Game of War: Fire Age. Siç ka mësuar TMZ, xhirimet do të zgjasin dy ditë dhe reklama i është besuar regjisorit të Terminator Genisys, transmeton Klan Kosova. Mariah natyrisht se është më e famshme se Kate Upton, por ka ndikuar edhe diçka tjetër që ajo është përzgjedhur. Bëhet e ditur se edhe muzika e këngëtares do të jetë pjesë e spotit promocional.