Gjërat që duhet të pranoni nëse doni një lidhje të gjatë NULL NULL 24.11.2016 22:00 24.11.2016 22:00 Dashuria, në të vërtetë, nuk pranon dhe nuk kapërcen gjithçka! Dashuria nuk mjafton! Është një keqkuptim i madh ajo që mendojmë se, nëse dashurojmë, mund të kalojmë të gjitha vështirësitë. Vetëm pranimi mund ta bëjë lidhjen të zgjasë. /Living/ Mirëpo, të pranosh nuk do të thotë të dorëzohesh, do të thotë të kuptosh që disa gjëra duhet t’i pranojmë ashtu siç janë, përndryshe, nëse kundërshtojmë gjithçka, fundi nuk do të jetë i largët. Nëse provoni të bashkëjetoni me propozimet e mëposhtme, energjia e çiftit do të jetë më e mirë. Ja gjërat që duhet të kuptoni e pranoni në mënyrë që lidhja t’i rezistojë kohës: 1. Të pranoni gjërat që nuk mund të ndryshojnë 2. Të pranoni se nuk mund ta korrigjoni partnerin në gjithçka 3. Të pranoni që partneri nuk mund të jetë perfekt 4. Jo të gjithë mund të sillen siç doni ju 5. Fakti që nuk është si ju nuk do të thotë që është i gabuar 6. Pranoni defektet 7. Pranojeni dashurinë ashtu siç është në gjendje t’ua jap 8. Pranojeni faktin që e doni 9. Secili mëson në mënyra të ndryshme prej përvojave 10. Pranoni që hera herës do ketë konflikte 11. Mos u nervozoni për shkak të rrëmujës që bën në lavaman 12. Pranoni që njerëzit bëjnë të gjithë gabime 13. Mësoni të falni 14. Secili prej nesh ka një të shkuar 15. Mësohuni me faktin që nuk mund t’iu lexojë mendjen 16. Partneri nuk mund të jetë gjithnjë në lartësinë e pritshmërive tuaja 17. Nuk mund të keni gjithmonë të drejtë! 18. Pranoni që do të ketë momente të bukura dhe të këqija!