Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shteti të veprojë që qentë endacakë të mos jenë rrezik për qytetarët”

NULL NULL
22.11.2016 23:45

Arbër Rushiti, i ati i nxënëses që u sulmua nga qentë endacakë, në Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka kërkuar kujdes më të madh nga institucionet që këto ngjarje të mos ndodhin në të ardhmen.

“Në punë e kam marrë informatën nga gruaja, se Fiona është sulmuar nga qentë endacakë. Kam ardhur nga puna dhe me veturë e kam marrë vajzën, duke e dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, nga ku na kanë udhëzuar që ta cojmë në Qendrën Klinike Universitare. Atje kemi marrë trajtimin më të mirë që mund të merret. Tash Fiona, nga aspekti fizik, është shumë mirë, mirëpo emocionalisht është ende e tendosur. Por këto gjëra nuk po ndodhin vetëm në Prishtinë. Po ndodhin në të gjithë Kosovën”.

“Duhet që kjo cështje të përcillet më me kujdes. Unë vet këtë do ta përcjell ligjërisht, deri në fund”. /klankosova.tv

lajme të ngjashme