Lidhjet e gjata mund ta dëmtojnë dëshirën seksuale NULL NULL 21.11.2016 12:30 21.11.2016 12:30 Problemet seksuale prekin një të tretën e grave të reja dhe të moshës së mesme, dhe gjysmën e grave më të vjetra, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Këtu përfshihen: mungesa e dëshirës seksuale, dhimbje gjatë marrëdhënies dhe probleme me orgazmën. Një studim i ri që është kryer nga Universiteti Turku në Finlandë, mund të ketë zbuluar se pse shumë gra vuajnë nga çrregullime seksuale. Me anë të pyetësorëve ata kanë ekzaminuar 2173 gra para menopauzës, nga viti 2006 deri në vitin 2013. Sipas tyre, gratë të cilat ishin beqare, kishin treguar në ekzaminime, se përjetojnë kënaqësi më të madhe seksuale dhe janë më të përmbushura seksualisht, se sa ato që ishin të përfshira në një marrëdhënie monogame.