Si të silleni kur qeni juaj është problematik NULL NULL 19.11.2016 09:14 19.11.2016 09:14 Të gjitha ata që kanë një qen në një moment të caktuar kanë vënë re probleme të sjelljes tek ata si lehje, kafshime, sjellje agressive e të tjerë, por shumica prej nesh nuk e dinë pse qentë shfaqin sjellje të tilla. Për shkak të mungesës së kuptimit të duhur të këtyre problemeve, ne shpesh i shohim dhe i trajtojmë ato në mënyrë të papërshtatshme. Është e rëndësishme që së pari të kuptojmë plotësisht problemet e sjelljes tek qeni në qoftë se ne duam të zgjidhim dhe parandalojmë atë. Më poshtë, do të gjeni disa nga problemet më të zakonshme të sjelljes dhe sugjerimet se çfarë ju mund të bëni për të zgjidhur këto probleme. Agresioni Shkaku i agresionit duhet të përcaktohet në fillim dhe të merren masa në përputhje me rrethanat. Nëse shenjat e papritura të agresionit janë paraqitur, mund të ketë një problem themelor mjekësor dhe kjo është një domosdoshmëri për t’u konsultuar me një veteriner. Nëse një problem mjekësor është përjashtuar, është koha për të marrë këshilla nga një trajner qensh. Duke përcaktuar shkakun e agresionit dhe duke e mbajtur atë në një minimum, sjellja agresive mund të kontrollohet. Ankthi i ndarjaes Nëse jeni duke bërë gati ndonjë valixhe udhëtimi, mos mendoni se do të niseni menjëherë. Të jeni i sigurtë që duhet të kaloni pak kohë me qenin tuaj ta qetësoni që ju do të ktheheni prap e se keni lënë vetëm. Ilaçet qetësuese janë të nevojshme vetëm për raste ekstreme. Leh shumë Ju do të keni për detyrë ta bëni t’ju dëgjojë. Komandat janë më të dobishme nëse ju jeni i vendosur dhe nuk e merrni me të mira sapo i tërhiqni pakëz vëmendjen Ndjekjet Qeni mund të mbahet me një zinxhir ose mund të jetë thjesht nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë. Trajnimi i duhur në mënyrë që qeni do të vijë kur ju ta thirrisni është mjaft i nevojshëm dhe ju duhet të keni një një bilbil të posaçëm për të drejtuar vëmendjen e qenit tek ju . Lutja Nëse ju jeni duke ngrënë dhe qeni ju lutet me sy për ushqim, mos i jepni. Ajo që duhet ta bëni është ta dërgoni në një dhomë tjetër ku nuk ju sheh. Ai duhet të mësojë të hajë me orar dhe në vendin e caktuar