10 gjërat irrituese që bëjnë të gjitha çiftet NULL NULL 11.11.2016 21:00 11.11.2016 21:00 Nëse ju dhe i dashuri juaj i bëni këto gjëra, mos u çuditni pastaj pse të gjithë filluan të shmangen nga ju… Nëse e gjeni veten në njërën nga këto pikat, menjëherë ndërpritni një sjellje të tillë: I referoheni gjithçkaje me “ne”. Ne e duam këtë restorant, ne nuk na pëlqejnë klubet e natës… Mendojnë se personat që nuk janë në lidhje (single) janë shumë të mjerë dhe të pafat. Harrojnë për miqtë e tyre sa po të fillojnë një lidhje. Publikojnë të gjitha aktivitetet në rrjetet sociale. Marrin pjesë në takime apo mbledhje sociale vetëm nëse shoqërohen me partnerët e tyre, përndryshe jo. Dhe, kur marrin pjesë në këso takime së bashku, nuk ndahen nga njëri-tjetri dhe duket sikur nuk janë të kënaqur pse marrin pjesë në një eveniment të tillë. Shkëmbimi i puthjeve dhe gjërave intime deri në atë masë saqë nga bezdia ju vjen ta lëshojnë ndejën. Supozimi se lidhja e tyre është “cool” dhe përpjekja për t’i treguar tërë botës për llojin e lidhjes së tyre. Mendjemadhësia për t’u shfaqur para të tjerëve për lidhjen e tyre romantike, duke pretenduar se kanë një marrëdhënie të “përsosur”. Imitimi i sjelljeve dhe hobive nga partneri i tyre./femra.net