Martial jo i denjë për Francën NULL NULL 03.11.2016 22:25 03.11.2016 22:25 Anthony Martial nuk është thirrur nga Përfaqësuesja e Francës për ndeshjet kundër Suedisë dhe Bregut të Fildishtë. Kështu në vend të sulmuesit të ri, është ftuar Olivier Giroud i Arsenal. Ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për përzgjedhësin Deschamps, por që ka thënë se pret më shumë nga ai. Ai ka thënë se e ka parasysh mjaftë mirë se çfarë është në gjendje të bëjë Martial, por që tash për tash ka thënë se Martial nuk është në nivelin e duhur të formës. Deschamps ka shtuar se edhe Mourinho nuk është i kënaqur me formën e francezit./Klan Kosova/