Ilaçi që kuron Aids, afër zbulimit NULL NULL 03.11.2016 22:30 03.11.2016 22:30 Shkencëtarët kanë zbuluar një ilaç, për të cilin po shpresojnë se mund të jetë kura për virusin Hiv dhe Aids. Studiuesit në Izrael, kanë identifikuar një proteinë e cila mund ta reduktojë virusin te pacientët e infektuar për 97% në vetëm tetë ditë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Këto zbulime e rrisin shpresën për ata që vuajnë nga sëmundja e cila ka vrarë më shumë se një milion njerëz në mbarë botën në vitin 2015.