Arsyeja e arrestimit të vajzës së famshme me sy të gjelbër NULL NULL 29.10.2016 20:30 29.10.2016 20:30 Ajo ishte vetëm 12 vjeçare kur u bë e njohur për globin, si ‘’Vajza Afgane’’ e cila ishte imazh i revistës së famshme National Gographic në vitin 1985. Fotografia u bë nga syri artistit amerikan Steve McCurry, ku vajza me sy të gjelbër bëri për vete shumë zemra në mbarë botën, me pamjen e saj të mahnitshme derisa mbante të mbuluar një pjesë të kokës së saj, përcjellë Klan Kosova. Por kohë më pas, fotografi Steve McCurry, hulumtoi për vajzën në fjalë dhe e gjeti atë në një fshat të vogël të Afganistanit. Është Sharbat Gula, ajo e cila jeton e martuar me një bankier dhe që gëzojnë tre vajza, përcjellë Klan Kosova. Steve poashtu kërkoi nga ylli me sy të gjelbër, të paraqes të njëjtin portret vetëm pas 17 vjetësh. Por tani ajo është në moshën 45 vjeçare, e që është arrestuar mbi akuzat për të jetuarit në Pakistan me dokumentacione të rreme të identitetit. Sharbat mund të përballet me 14 vjet burg, nëse shpallet fajtore për mashtrim. ‘’Sharbat akuzohet se ka një kartë të falsifikuar të identitetit Pakistaneze. Ajo po mbahet në burg në Peshavar’’ ka thënë kunati i saj Shahshad Khan, përcjellë Klan Kosova. Fotografi gjithashtu zbuloi se Agjencia Federale e Hetimeve pakistaneze, ka bastisur shtëpinë e saj disa ditë më parë, këto raportime ia dha Shahshad. “FIA, së bashku me forcat e sigurisë erdhi, hyri në shtëpinë e saj, kontrolluan të gjitha sendet dhe morrin dokumente të rëndësishme duke përfshirë 2,800 dollarë’’ ka përfunduar ai. Sharbat ishte një vajzë e famshme por e pa identifikuar ndër vite, sigurisht pas imazhit të saj të bërë. Ajo u bë simbol i vuajtjeve të Afghanistanit gjatë viteve 1980, përcjellë Klan Kosova.