Arsyet që një njeri dashurohet me ju NULL NULL 28.10.2016 17:00 28.10.2016 17:00 Nuk është e lehtë ta gjesh dashurinë. Por si dashurohet një person me ju? Janë disa veti tek të cilat një njeri mund të bie në dashuri me dikë, transmeton Klan Kosova. Nëse përngjani me ish – in e tij/saj Sipas një studimi të vitit 2011, hulumtuesit kanë kuptuar se edhe gratë edhe burrat bien më lehtë në dashuri nëse një person ngjason me ish – in e tyre. Sidoqoftë, kjo është më e theksuar tek burrat. Nëse shikoheni në sy për dy minuta Psikologu në Universitetin e Massachuestte, Joan Kellerman, u ka kërkuar 72 personave që të shikojnë njëri – tjetrin rreth dy minuta në sy. “Më vonë ata janë përgjigjur se kanë ndier një lloj simpatie për personin që e kanë shikuar në sy”, ka thënë Kelleman. Me aromën Hulumtimi i Univeristetit të Kalifornisë së Jugut, ka treguar se gratë preferojnë shuëm bluzat e burrave pasi i pëlqen armona e tyre. Nëse të pëlqejnë qentë Sipas një studimi të vitit 2008, burrat 20 vjeçar që kishin qen e kishin shumë më të lehtë që të marrin numrat e telefonave të grave që takonin, se sa ata që nuk kishin qen.