Prokuroria e Shtetit kërkon hetime për raportet e Auditorit NULL NULL 04.10.2016 16:28 04.10.2016 16:28 Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se të gjitha raportet e pranuara nga Auditori i Përgjithshëm i ka dërguar në prokuroritë kompetente dhe ka kërkuar nga të njëjtat që të fillojnë veprimet hetimore sipas ligjit. “Andaj, asnjë raport i pranuar nga Auditori i Përgjithshëm nuk do të mbetet pa u shqyrtuar nga prokuroritë kompetente të Republikës së Kosovës”. “Po ashtu, siç është njoftuar opinioni edhe më herët, çështjet e prokurimit do të trajtohen me prioritet, ashtu siç janë pajtuar në takimet e Kryeprokurorit të Shtetit me Auditorin e Përgjithshëm dhe me Drejtorin e agjencisë Kosovarë Kundër Korrupsionit”, thuhet në një njoftim për media të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, transmeton Klan Kosova.