Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historitë tronditëse të vajzave të mitura që u përdhunuan në Indi

NULL NULL
16.09.2016 14:58
MAHARASHTRA, INDIA - NOVEMBER 12: 5 year old Nirmala (name changed), who was raped by her mother's boss, poses for a photo with her mother and father on November 12, 2015 in Maharashtra, India. One day Nirmala's mother gave her money to go to the corner store and buy food. While Nirmala was walking the man came up to her and offered to buy her candy. He took her to a wooded area behind an apartment building complex, raped her, and inserted a pen inside her. He left her naked and bleeding heavily. She required two surgeries and stayed in the hospital for three months. They caught the man two weeks later. Since he's been in jail, his family keeps coming to Nirmala's family offering them money to drop the court case. Nirmala's family has since moved to a different neighborhood because the neighbors were gossiping, saying things like "The girl's life is spoiled, what will you do now?". Nirmala's mother says they won't accept the money offered by the rapist's family, that they want justice instead. (Photo by Getty Images)

Familjarët e pesë fëmijëve të përdhunuara kanë folur për përdhunimin e fëmijëve në Indi.

Përgjatë gjithë botës, aktualisht janë 120 milionë vajza nën moshën 20 vjeçare të cilat janë përdhunuara, transmeton Klan Kosova.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kanë thënë se hulumtime më të thella duhet të bëhen posaçërisht në Indi, vend ku shpeshherë përdhunimet as nuk adresohen.

Në Indi në vitin 2012 u miratua një ligj për herë të parë që dënonte personat që kryenin përdhunim. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e kanë duartrokitur këtë hap mirëpo kanë pohuar se qeveria ende duhet të punojë për të zbatuar ligjin.

Getty Images, i ka realizuar disa fotografi dhe histori të disa vajzave të përdhunuara në Indi.

Emrat e të gjithë fëmijëve në këto histori janë ndryshuar. Familjarët kanë treguar histori dhe detaje të tmerrshme lidhur me përdhunimin e vajzave të tyre.

Dipti, 7 vjeçare

Ajo po luante në kulmin e shtëpisë së saj në shtetin indian të Uttar Pradesh teksa nëna e saj ishte në një market dhe babai po lahej. Fqinji i saj, diku rreth 27 vjeçar e kishte gjetur dhe përdhunuar kur ishte vetëm katër vjeçe.

Babai i saj e kishte pyetur se çfarë i kishte ndodhur, kur e gjeti të zhveshur. Kur ajo i tregoi pak a shumë se çfarë kishte ndodhur, familja kishte shkuar në polici për ta raportuar rastin dhe e kishin dërguar vogëlushen në spital.

Sulmuesi i Dipti ishte burgosur vetëm për një vit e gjysmë, gjë që kishte inatosur shumë persona të komunitetit.  Por kishte të tillë që kishin kërcënuar familjarët që  do ia sulmonin vëllan e saj nëse nuk tërheqin akuzën ndaj tij. Disa të tjerë e mbronin përdhunuesin e vogëlushes, pasi që ai ishte djali i vetëm i familjes dhe familja e tij nuk mund ta mbështeste financiarisht teksa ai qëndron në burg.

Ai tani është i lirë.

Sadaf, 8 vjeçare

Familja e Sadaf është shprehur se një mjek 50 vjeçar e kishte rrëmbyer atë në rrugë teksa po shkonte në një market, dhe e kishte përdhunuar brenda klinikës së tij.

Familjarët e kishin gjetur atë të shtrirë në rrugë të gjakosur dhe pa ndjenja. Prindërit e kishin paditur menjëherë mirëpo doktori u kishte ofruar atyre 2,989 dollarë për ta mbyllur këtë çështje. Ofertë të cilën familjarët nuk e pranuan.

“Ai e ka shkatërruar jetën e fëmijës tim, si mund të bënim kompromis?”, shprehen ata.

Xhaxhai i Sadaf, ka marrë pushim nga puna që të luftojë për ta fituar gjyqin. Ai gjithashtu ka marrë dy kredi për të arritur t’i mbulojë shpenzimet e transportit për në gjykatë si dhe tarifat e tjera ligjore. Familjarët kanë frikë se përdhunuesi i saj mund ta kidnapojë, pasi ai vjen nga një familje e pasur dhe e njohur.

Sadaf, që më parë ëndërronte të bëhej mësuese e anglishtes dhe të luante lojërat me miqtë e saj, tani ka frikë të dal nga shtëpia.

Priyanka, 15 vjeçare

Fqinji i Priyanka e ka ngacmuar gjithmonë atë derisa një ditë ai e urdhëroi të hypte në motoçikletën e tij, ose do ta vriste. Ai më pas e kishte dërguar atë në shtëpinë e një miku për ta përdhunuar.

Për 10 ditë, policia refuzoi të regjistronte ndonjë çështje kundër tij. Kur e bënë, e mbajtën Priyankan në stacionin policor për dy ditë derisa e detyruan të thotë në deklaratë që ajo ka shkuar me fqinjin me dëshirë. Më pas sulmuesi së bashku me familjen e tij që është e pasur dhe me shumë influencë e kishin rrahur baban e Priyankas.

Ai vazhdon t’i dërgojë letra Priyankas e cila që nga ajo kohë është martuar. Në ato letra ai e kërcënon që t’i tregoj familjes së saj se çfarë kishte ndodhur dhe ta prish martesën.

“Ndihem e zemëruar. Nuk ka mbetur më asgjë në mua”, është shprehur Priyanka.

Gitanjali, 9 vjeçare

Babai i saj e kishte përdhunuar dhe abuzuar atë për vite të tëra. Ai e kishte kërcënuar atë dhe nënën e saj se nëse tregojnë do i rrihte me metal të hekurit. Por kur e kishte kuptuar gjyshi i Gitanjali, ai isthe arrestuar. I gjithë fshati, përfshirë edhe nënën dhe gjyshen e Gitanjali e kishin fajësuar gjyshin pse e kishte dërguar atë në burgë.

“Çdo njeri ishte kundër meje. Atë më thonin që ai ishte djali im i vetëm dhe kush do kujdesej tjetër për familjen nëse ai jo?”, shprehet gjyshi i Gitanjali.

Sa për ta përkeqësuar gjendjen, njerëzit e fshatit e kishin akuzuar Gitanjali që ka gënjyer. Edhe nëna e saj, dëshironte që burri t’i dilte nga burgu, pavarësisht që ai e kishte rrahur shumë shpesh kur flinte me vajzën e tij 9 vjeçare.

Nirmala, 5 vjeçare

Nirmala po blinte karamele kur një burrë e kishte joshur atë në një zonë me drunj për ta përdhunuar. Më vonë ajo u gjet e braktisur, e zhveshur dhe e gjakosur.

Ajo u dërgua shpejt për në spital, ku iu nënshtrua dy operacioneve dhe qëndroi atje për tre muaj. Përdhunuesi i saj u gjend, mirëpo familja e tij i kishte bërë presion familjes së Nirmalas që ta tërheqin aktakuzën. Ata kishin refuzuar të marrin para, pasi që gjithë çfarë donin ata ishte drejtësi për vajzën e tyre.

Që nga ajo kohë, familja e saj është zhvendosur në një qytet tjetër për shkak të thashethemeve që bënin fqinjët.

lajme të ngjashme