A është kjo truproja më e bukur në botë? (Foto) NULL NULL 09.09.2016 11:50 09.09.2016 11:50 Një ushtare kineze, e cila u “zbulua” teksa punonte në samitin G20 të mbajtur në Kinë, po konsiderohet si “truproja më e bukur” në rrjete sociale. Teksa liderët botërorë u takuan për të diskutuar çështje me rëndësi madhore në Hangzhou, rrjetet sociale ishin fokusuar tjetërkund, pikërisht tek Shu Xin. Ajo është pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe sipas disa përdoruesve, Xin është 26 – vjeç. Ushtarja u bë e famshme pas një fotoje të publikuar nga Agjencia e Lajmeve Xinahua, në një artikull me titull “Kush është truproja më e fuqishme për liderët në G20”, shkruan tvklan. Në foto, Shu thuhet se po ruante makinën e përdorur nga Kryeministri Italian, Matteo Renzi. Në 2013 – ën, ajo ishte pjesë e listës së 10 ushtareve më të bukura të Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Prej disa ditësh, ajo është kthyer tashmë në personin më të komentuar në rrjete sociale, si një femër e bukur dhe tërheqëse.