Shikoni si çmenden tifozët pas Zlatan Ibrahimovic (VIDEO) NULL NULL 07.09.2016 14:32 07.09.2016 14:32 Pamjet e publikuara më poshtë janë pikërisht për tifozët e yllit të futbollit, Zlatan Ibrahimovic. Është stafi i Sky Sports, i cili ka drejtuar një sektor informativ, këtë javë, para se të fillonte derbi i Manchester, njofton Klan Kosova. Në rrugët e qytetit të Manchester, janë parë njerëz të cilët kanë mbetur të befasuar kur para tyre del ‘’futbollisti’’ në fjalë. Kjo për shkak se Sky Sports, ka punësuar një njeri i cili ngjanë shumë me Zlatan Ibrahimovic, gjersa bredh rrugëve të Manchester-it, njofton Klan Kosova. Ai mbante të veshur fanelë identike të ngjashme sikurse të Ibrahimovic-it të vërtetë. Duke qenë tërësisht të befasuar, një numër i madh i kalimtarëve u mashtruan madje bënin edhe fotografi duke menduar që është super-ylli suedez Zlatan Ibrahimovic. Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme: https://www.youtube.com/watch?v=whCPpY5XqQU