Gjërat për të cilat ia vlen të shpenzoni më shumë para NULL NULL 31.08.2016 12:30 31.08.2016 12:30 Ndonjëherë të shpenzosh më shumë të holla për blerjen e disa produkteve ja vlen plotësisht për shkak të asaj çka ato na ofrojnë. Por si ta dish se cilat produkte ia vlejnë? Ku mund ta dish se po pagyan për kualitet? Mandi Woodruf ka shkruar një artikull mbi këtë temë duke realizuar pyetësorë të ndryshëm me blerës dhe shitës për të vërtetuar se për cilat produkte blerësit nuk janë pishman, transmeton Klan Kosova. Më poshtë janë produktet të cilat ia vlejnë më shumë investim nga ana e juaj. Shtrati “E dashura ime kishte dhimbje kronike të shpinës. Shpenzova 3000 dollarë amerikanë për dyshekun e dhomës së fjetjes. Nuk e kthej dot këtë blerje, ia ka vlejtur” Llambat elektrike “Llambat elektrike të shtrenjta ia vlejnë për shkak të efektivitetit dhe jetëgjatësisë së tyre” Këpucat Xhaketa e dimrit Paisjet shtëpiake “Një mirëmbajtës i keq i shtëpisë blen paisje të lira për mirëmbajtje. Një mirëmbajtës i mirë i shtëpisë blen paisje më të shtrenjta për shtëpinë” Buka “Më mirë shpenzoj edhe një dollarë më shumë për të blerë bukë kualitative dhe e di se çfarë po konsumoj dhe se është në të mirë të familjes sime” Stilolapsi “Kam shpenzuar 4 dollarë për një stilolaps. Shkrimi dhe pedantëria ime janë përmirësuar dukshëm. Nuk do të blej më kurrë stilolaps të 2 dollarëve. Po ndihem më i sigurt në shkrimet e mia tani, nuk turpërohem”